Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sancho pritet të largohet nga Unitedi

Jadon Sancho

Jadon Sancho pritet të largohet nga Manchester United në janar. Sncho ka stërvitur i vetëm në ambientet e akademisë së klubit që nga fillimi i këtij muaji. Sulmuesi i krahut ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin e Unitedit, Erik ten Hag.

Sancho ka refuzuar të kërkojë falje dhe se drejtuesit e skuadrës i kanë thënë të gjejë një klub të ri në janar.

Unitedit i kushtoi rreth 80 milionë euro trasnferim i Sanchos në vitin 2021 nga Borussia Dortmundi. Me Unitedin, reprezentuesi i Anglisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm