Jadon Sancho ka gjetur formën e tij te Manchester Unitedi. Sulmuesi i krahut u kritikua shumë prejse iu bashkua Unitedit nga Borussia Dortmundi vitin e kaluar.
Ai nuk ka arritur ta gjejë veten ende tek ekipi anglez, por beson se forma e tij do të ngrihet edhe shumë gjatë ndeshjeve në vazhdim.
“Jam shumë vetëkritik. Sigurisht, që nuk ka qenë sezoni im më i mirë, por kam mësuar shumë. Një ligë e re dhe bashkëlojtarë të rinj. Unë do të thosha se vetëm tani kam filluar të çlirohem. Ndihem gjithnjë e më rehat dhe më i lumtur”, deklaroi Sancho.
21-vjeçari këtë sezon në 31 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar pesë gola.
Ai u transferua te Unitedi nga Dortmundi për 85 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm