Mesfushori portugez i Bayern Muenchenit, Renato Sanches do të bëhet pjesë e Lilles, raporton “L'Equipe” të premten.
Sanches do të bëhet transferim rekord i Lilles, pasi skuadra franceze do të paguajë 20 milionë euro për të. Sanches 22-vjeçar do të firmos kontratë pesëvjeçare me Lillen.
Mesfushori portugez iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2016 për 35 milionë euro, mirëpo ai nuk arriti të stabilizohej te skuadra bavareze, transmeton “Koha Ditore”. Ai ishte huazuar te Swansea City në verën e vitit 2017, por edhe aty dështoi të linte gjurmë.
Sanches stinorin e fundit me Bayernin luajti 24 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi dy gola dhe asistoi tri tjerë.