Sampdoria ka transferuar qendërmbrojtësin gjerman Julian Chabot nga Groningeni.
Ekipi nga Serie A, të enjten ka njoftuar se 21-vjeçari, ka firmosur kontratë pesëvjeçare, kurse për kartonin e tij ka paguar 3.7 milionë dëmshpërblim.
"Julian Chabot është pjesë e ekipit tonë. Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 dhe është transferuar nga Groningeni", thuhet në njoftimin e Sampdorias të enjten.
Chabot edicionin e fundit regjistroi 29 paraqitje për Groningenin.
Ai te kjo skuadër ishte transferuar vitin e shkuar nga Sparta e Rotterdamit për 1.2 milionë euro.
Karrierë ka bërë edhe te të rinjtë e RB Salzburgut dhe Frankfurtit.