Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampdoria me pronar nga Katari

Një anëtar i familjes mbretërore të Katarit është gati për të blerë Sampdorian.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, ka një e-mail konfirmimi nga negociatorët që po punojnë për blerjen e klubit italian.

Anëtari i familjes mbretërore të Katarit, Khalid Faleh al Thani nuk besohet të jetë nga e njëjta degë që drejton PSG-në.

Sampdoria ka qenë duke luftuar financiarisht qëkur presidenti Massimo Ferrero i dorëzoi frenat pas arrestimit të tij për falimentim mashtrues në dhjetor të vitit të kaluar.