Sampdoria është duke menduar të huazoj sulmuesin Moise Kean nga Evertoni, raporton “Telenord”.
Kean nuk ka pasur startin më të mirë te klubi i ri, Evertoni. Ai në 11 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor ka vetëm një asistim, transmeton Koha Ditore.
Tek Evertoni u transferua në verë nga Juventusi për 27 milionë euro.
Evertoni po shqyrton mundësinë që të huazojë 19-vjeçarin në mënyrë që ai të ketë më tepër përvojë. Sampdoria po shpreson të huazojë Keanin në janar.