Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka thënë se FFK është për aplikimin e rregullit të pesë zëvendësimeve në ndeshje, në rast se kjo lejohet nga autoritetet më të larta të futbollit.
FIFA ka propozuar te IFAB-i lejimin e pesë zëvendësimeve në ndeshje deri në fund të vitit 2021. Këtë vendim FIFA e ka marrë pasi lojtarët do të kenë ngarkesa të shumta, me ndeshje të shumta rresht, pas rikthimit të futbollit nga pauza e detyrueshme shkaku i koronavirusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe ne jemi për ruajtjen e shëndetit të futbollistëve dhe nëse nuk kemi ndalesa nga UEFA, atëherë mund ta praktikojmë që në ndeshje të bëhen pesë zëvendësime. Është situatë e jashtëzakonshme dhe mund të ketë tolerancë e improvizime”, ka thënë Salihu për KOHËN.