Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salihamixhiq mund ta vazhdojë kontratën me Bayernin

Hasan Salihamixhiq mund ta vazhdojë kontratën e tij si drejtor sportiv në Bayern Muenchen, pavarësisht marrëdhënieve të trazuara me trajnerët dhe tifozët, shkruan “Sport 1”.

Salihamixhiq nuk është shumë i popullarizuar në mesin e mbështetësve të Bayernit, pas përplasjes që ka pasur me ish-trajnerin, Hansi Flick, duke çuar në largim trajnerin fitues të Ligës së Kampionëve.

Flick u emërua më pas selektor Gjermanisë.

Boshnjaku ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2023.