Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare, Bayerni ndan rrugët me Kahnin dhe Salihamixhiqin

Pavarësisht se e fitoi Titullin, Bayern Munichu ka marrë vendime për sezonin me shumë situata që përfshinë klubin.

Mediat gjermane, pak kohë pasi Bayerni e ngriti lartë trofeun e Bundesligës për herën e 11-të rresht, kanë shkruar se Bayerni nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga shefi ekzekutiv, Oliver Kahn, dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiq, në këtë edicion.

Presidenti Herbert Hainer ka konfirmuar ndarjen e Bayernit nga Kahn e Salihamixhiq.

Pasues i Kahnit do të jetë Jahn-Christian Dreesen.

“Ka qenë e qartë se diçka do të ndryshojë. Ata ishin dy përgjegjësit për çdo gjë që ka ndodhur”, ka thënë ndër të tjera Lothar Matthaus për mediumin “Sky”.

Edhe Gara e fortë për titull ekspozon tensionet te Bayerni Sport Gara e fortë për titull ekspozon tensionet te Bayerni

Thomas Mueller ishte i befasuar për këtë lajm.

“Po ndodh tani? Një minutë pas vërshëllimes së fundit? Nuk dija asgjë deri tani”, është shprehur Mueller.