Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salernitana i merr pikë Milanit

Skuadra e Salernitanas ka shkaktuar befasinë e javës në Serie A, pasi ka barazuar me Milanin. Në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma, Salernitana në shtëpi ka barazuar 2:2 me Milanin.

Federico Bonazzoli (29') dhe Milan Gjuriq (72') shënuan për vendasit ndërsa golat për Milanin, i realizuan Junior Messias (5') e Ante Rebiq (77').

Te Salernitana nuk u aktivizua fare mbrojtësi i Shqipërisë, Frederic Veseli që ishte në stol.

Përkundër barazimit, Salernitana mbetet në pozitën e fundit në tabelë me 14 pikë të mbledhura.

Ndërsa, Milani ka 56 pikë dhe zë vendin e parë në Serie A, me dy pikë më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak të luajtura.