Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani merr përkohësisht kreun në Serie A

Milani ka shënuar fitore të shtunën në shtëpi ndaj Salernitanas me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 16-të në Serie A.

“Rossonerët” golat e fitores i shënuan në pjesën e parë. Në minutën e pestë të takimit vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Franck Kessie.

Golin e dytë për “kuqezinjtë” e shënoi Alexis Saelemaekers. Mesfushori belg realizoi në minutën e 18-të për 2:0.

Milani pas kësaj fitoreje ka 38 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Napoli që do të luajë më vonë sot, derisa Salernitana mbetet në kuotën e tetë pikëve.

Artikuj të ngjashëm