Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani barazon me vendin e fundit

Milani ka barazuar të premten mbrëma me skuadrën e fundit në tabelën e Serie A.

Rossonerët barazuan 2:2 në udhëtim te Salernitana.

Milani kaloi i pari në epërsi me golin e Fikayo Tomorit në minutën e 17-të.

Por vendasit përmbysën rezultatin. Fillimisht, barazuan me golin e Federico Fazios në minutën e 42-të, ndërsa Antonio Candreva në të 63-n i dha epërsinë.

Një pikë Milanit ia siguroi Luka Joviqi në minutën e 90-të.

Edhe Ndeshja Roma – Milan s’nxjerr fitues Futboll 6 muaj më parë Ndeshja Roma – Milan s’nxjerr fitues

Milani mbetet në vendin e tretë me 33 pikë.

Salernitana ka nëntë pikë në fund.