Një gol i shënuar nga Antonio Candreva në minutën e dytë të kohës shtesë, ia ka siguruar pikët e plota skuadrës së Salernitanas.
Salernitana të shtunën gjatë ditës fitoi ndaj Atalantas me rezultatin 1:0.
Candreva shënoi me asistim të sulmuesit polak, Krzysztof Piatek.
Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 70-të te skuadra e Atalantas.
Salernitana me këtë fitore forcohet në pozitën e 15-të në tabelë me 38 pikë.
Atalanta mbetet me 58 pikë në pozitën e shtatë.