Berat Gjimshiti ka zhvilluar tjetër paraqitje të plotë për Atalantan në Serie A të Italisë.
Gjimshiti dhe Atalanta të shtunën fituan 2:0 përballë Udineses, në ndeshjen e xhiros së 22-të.
Të dy golat vendësit i shënuan në fundin e pjesës së parë.
Aleksey Miranchuk në minutën e 33-të dhe Gianluca Scamacca në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, realizuan për pikët e plota.
Atalanta pas 21 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 36 pikë, ndërsa Udinese mbetet me 18 pikë dhe vazhdon luftën për mbetje në elitë.