Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salahu i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës

Sulmuesi Mohamed Salah po duket gjithnjë e më larg Liverpoolit, ndërsa gazeta spanjolle “Sport” ka shkruar të premten se egjiptiani do të bëjë të pamundurën për t’iu bashkuar Barcelonas.

Bëhet e ditur se Salah është i gatshëm të bëjë një lëvizje të tillë në verë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Liverpoolin që i skadon vitin e ardhshëm. Salah është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në La Liga dhe te Barcelona, pasi po dëshiron të punojë nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.

Sulmuesi 29-vjeçar është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017 kurse këtë sezon ka shënuar 28 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.