Mes pasigurisë rreth situatës së kontratës së Mohamed Salahut në Liverpool, “The Mirror” raporton të dielën se Barcelona është e gatshme ta transferojë gjatë verës yllin egjiptian.
Salah nuk e ka vazhduar ende kontratën me Liverpoolin që i skadon në vitin 2023, duke e lënë të hapur mundësinë të largohet nga “Anfield Road”.
Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoj Barça që e ka Salahun objektivin kryesor për ta transferuar në verë.
29-vjeçari këtë edicion ka shënuar 30 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm