Mohamed Salah pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Liverpooli e zhvillon ndaj Arsenalit të shtunën mbrëma.
Egjiptiani ka lënduar krahun gjatë stërvitjeve të ekipit, por sipas London Evening Standard, lëndimi i tij është i lehtë dhe është në planet e Jurgen Kloppit për derbin që zhvillohet në Londër.
Liverpooli është në pritje të gjendjes fizike të Jordan Hendersonit dhe Naby Keitas, të cilët kanë munguar në dy ndeshjet e fundit.