Mohamed Salah mund të përfshihet në ekipin e Liverpoolit për ndeshjen ndaj Leicesterit në Premier League.
Sulmuesi egjiptian i është bashkuar Liverpoolit në stërvitje pas angazhimeve me Egjiptin në Kupën e Afrikës.
Trajneri Jurgen Klopp ka thënë se Salah ka shprehur gatishmërinë të jetë në këtë takim. “Salah është kthyer tani, kam folur tashmë me të. Sigurisht, ai është shumë i zhgënjyer. Kam biseduar më të dhe më ka bërë të ditur se është i gatshëm për takimin e radhës”, deklaroi Klopp.
Liverpool të enjten në “Anfield” e pret Leicesterin nga ora 20:45.