Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën

Salahu paralajmëron largimin nga Liverpooli

Mohamed Salah ka vendosur të mbetet edhe për një vit te skuadra e Liverpoolit.

Ylli egjiptian do të mbetet deri në vitin 2023 në “Anfield” dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Sulmuesi nuk do ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin.

“The Mirror” ka bërë të ditur të dielën se Salah ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe në verën e viti 2023 do t’i bashkohet ekipit spanjoll si futbollist i lirë.

Liverpooli ka tentuar ta bindë lojtarin të mbetet në “Anfield”, por kërkesat e larta të Salahut kanë bërë që të mos arrihet marrëveshja.