Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah do të largohet falas nga Liverpooli

Mohamed Salah mund të largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli.

“The Mirror” ka bërë të ditur se krerët e klubit dhe Salah nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale sulmuesit të krahut i skadon në vitin 2023.

Krerët e klubit të Liverpoolit nuk i kanë ofruar pagën e kërkuar dhe egjiptiani mund të largohet si futbollist i lirë pas një viti.

Për shërbimet e 30-vjeçarit në garë është skuadra e Real Madridit.

Artikuj të ngjashëm