Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sahiti ia siguron tri pikët Hajdukut me supergol

Emir Sahiti e ka realizuar një supergol për Hajduk Splitin me të cilin ia ka siguruar fitoren ndaj Lokomotivës.

Hajduku triumfoi 1:0 në ndeshjen e xhiros së tetë të elitës së futbollit kroat dhe është ngjitur në krye të renditjes me 18 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sahiti realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 76-të. Ai luajti deri në minutën e 90-të, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Për Hajdukun titullar ishte edhe Leon Dajaku dhe luajti 58 minuta.

Për Lokomotivën titullar ishin Jon Mersinaj e Indrit Tuci. Mersinaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të, ndërsa Tuci luajti tërë ndeshjen. Në pjesën e dytë u aktivizua Art Smakaj në minutën e 83-të, si dhe Feta Fetai nga minuta e 66-të.

Goli i Sahitit