Emir Sahiti shënoi një gol për Hajdukun e Splitit, ndërsa Indrit Tuci realizoi për Lokomotivën e Zagrebit.
Lokomotiva e Zagrebit barazoi me Hajdukun e Splitit 2:2 të dielën, në ndeshjen që i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit kroat.
Sahiti shënoi në minutën e 61-të.
Ndërkohë, Tuci para se të shënonte, asistoi fillimisht në minutën e 88-të, kurse golit iu gëzua në minutën e gjashtë të shtesës.
Sahiti luajti deri në minutën e 85-të.
Tuci kompletoi ndeshjen bashkë me Jon Mersinajn. Hajdin Salihu ishte në bankën rezervë.