Agon Sadiku ka shënuar një tjetër gol me skuadrën e Honkas në elitën e futbollit të Finlandës.
19-vjeçari Sadiku me Honkan të enjten mbrëma ka fituar ndaj Helsinkit me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSadiku realizoi nga penalltia në minutën e 70-të dhe i dha avantazhin 2:1 skuadrës së tij.
Ai shënoi ndaj ish-ekipit ku u zhvillua si lojtar.
Sadiku luajti deri në minutën e 89-të, ndërsa Përparim Hetemaj te Helskinki luajti deri në minutën e 77-të.
Pas 23 ndeshjeve të luajtura, Honka ka 44 pikë në vendin e tretë. HJK-ja është lider me 52 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.