Sport

Sadiku shënon në “Veikkausliiga”

Agon Sadiku ka shënuar gol me skuadrën e tij, Honka, në elitën e futbollit të Finlandës.

Honka të shtunën barazoi 1:1 me Mariehamnin në kuadër të xhiros së 12-të të “Veikkausliigas”.

Sadiku realizoi për epërsinë e vendësve në minutën e dytë. Ishte goli i tij i gjashtë në 12-të ndeshje. Ai luajti deri në minutën e 87-të.

Honka është e treta në renditje me 24 pikë, gjashtë më pak se KuPS-i që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Sadiku 19-vjeçar është pjesë e Finlandës U21. Ka tri ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar.