Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku realizon gol për Honkan në Finlandë

Sulmuesi Agon Sadiku ka realizuar gol në barazimin 2:2 që Honka e ka arritur të shtunën në shtëpi ndaj AC Oulus.

Ndeshja i takoi xhiros së 20-të të elitës së futbollit të Finlandës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sadiku realizoi në minutën e 52-të, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Ai luajti tërë ndeshjen. Honka pas 20 ndeshjeve zë vendin e dytë në renditje me 41 pikë, dy më pak se Kups që kryeson.

Sadiku 19-vjeçar i ka luajtur 20 ndeshje në elitën e Finlandës këtë stinor dhe i ka shënuar dhjetë gola. Ai i ka realizuar tre gola edhe në gjashtë ndeshje të Kupës së Ligës së Finlandës.