Boksierja Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që nisin këtë muaj, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) të mërkurën.
Donjeta do të mungojë në këtë ngjarje për shkak të lëndimit që e ka pësuar në dorë gjatë përgatitjeve dhe nuk do të mund të garojë për të paktën një muaj.
Krahas Sadikut, e cila muajin e kaluar e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.
Ekipi mesdhetar i Kosovës përbëhet prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve e 3 gjyqtarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Mungesa e Sadikut i zbeh gjasat e boksit për medalje në Lojërat Mesdhetare
-
Evropiani i boksit nisi pa garuesit e Kosovës pjesë e tij
-
Donjeta ndalet në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane
-
Donjeta përgatitet në Sofje për Evropian
-
Donjeta kthen fokusin tek Evropiani, synon tjetër të artë