Përveç se skuadrave u shtohet një sukses nga garat e organizuara nga UEFA, fituesi i Ligës së Konferencës do të marrë edhe një shumë të madhe të parave.
Liga e Konferencës është niveli i tretë i garave të organizuara nga UEFA. Por triumfi në garë është goxha me peshë.
Fituesi i Ligës së Konferencës do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa humbësi në finale do të arkëtojë tre milionë euro.
Përveç anës financiare, fituesi i Ligës së Konferencës siguron kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Evropës, finalja e së cilës në edicionin tjetër do të luhet në Dublin të Republikës së Irlandës.