Fituesi i Kupës së Botës për Klube do të përfitojë shumën prej 115 milionë eurove, ka njoftuar shtëpia botërore e futbollit të mërkurën.
Shuma totale e parave që do t’u jepet gjitha 32 klubeve pjesëmarrëse do të jetë 926 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFIFA ka dhënë edhe detaje tjera.
Për fitore skuadrat do të marrin nga dy milionë euro, ndërsa një milionë euro kushton barazimi.
Arritja në një të tetën e finales do të shpërblehet me 7 milionë euro, kurse me 12 milionë euro tjera do të shpërblehet një skuadër për arritje në çerekfinale.
Me 20 milionë euro shpërblehet skuadra që arrin në gjysmëfinale, kurse finalisti i pranon edhe 28 milionë euro.
Fituesi më pas e ka të sigurt edhe çmimin tjetër prej 37 milionë eurove të tjera.