Ylli i Napolit, Fabian Ruiz ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin, por ekipi francez është ende në negociata me skuadrën italiane për transferimin e tij.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja “Gazzetta dello Sport”.
Ruiz është i vendosur të largohet nga Napoli këtë verë, pasi ka refuzuar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
Napoli për kartonin e tij po kërkon 30 milionë euro, ndërsa PSG-ja ka ofruar 25 milionë euro me bonuse.
Ruiz te Parisi do ta zëvendësonte Leandro Paredesin, i cili pritet të transferohet tek Juventusi. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2018.