Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrudhani asistoi, Hekuran Kryeziu luan pas një kohe të gjatë

Hekuran Kryeziu është paraqitur për herë të parë në fushë pas më shumë se një viti.

Saktësisht më 21 maj të vitit të kaluar, Kryeziu luajti ndeshjen e fundit sa ishte pjesë e Zuerichut.

U paraqit tetë minutat e fundit të ndeshje që e pati fituar Zuerichu ndaj Vaduzit 4:1.

Që prej asaj kohe, Kryeziu mbeti pa klub. Kryeziu të dielën luajti një pjesë për Winterthurin që pësoi disfatë të thellë nga Young Boysi të dielën.

Ai u inkuadrua në vend të Eris Abedinit. Ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Zvicrës, Young Boysi e fitoi 5:1.

Në golin e parë të fitores së Young Boysit asisutes ishte Donat Rrudhani.

Edhe Kryeziu asiston në disfatën e Winterthurit Sport Kryeziu asiston në disfatën e Winterthurit

Rrudhani luajti deri në minutën e 63-të, ndërsa Kastriot Imeri u inkuadrua në minutën e 74-t.

Gjatë minutës së 74-t në fushë u inkuadrua te Winterthuri edhe Florian Kamberi, derisa te Winterthuri gjatë tërë takimit luajtën Samir Ramizi dhe kapiteni Granit Lekaj.

Jozef Pukaj mbeti në stol.