Hekuran Kryeziu ka asistuar në golin e vetëm që skuadra e Winterthurit e shënoi në udhëtim te Luzerni.
Winterthuri të enjten në mbrëmje u mposht me rezultatin 3:1 në udhëtim te Luzerni. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 30-të në elitën e futbollit zviceran.
Kryeziu asistoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 25-të.
Ishte asistimi i tij i parë në këtë edicion të Superligës së Zvicrës.
Futbollisti i kohëpaskohshëm i Kosovës luajti deri në minutën e 68-të.
Eris Abedini e kompletoi ndeshjen kurse Samir Ramizi luajti nga minuta e 77-të.
Edhe
Nivokazi asiston në barazimin e Sionit
Te vendësit, kapiteni Ardon Jashari e kompletoi ndeshjen bashkë me qendërmbrojtësin Ismajl Beka.
Winterthuri është në vendin e fundit me 29 pikë në 30 ndeshje, kurse Luzerni ka 45 pikë në pozitën e dytë.