Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ruben Neves pritet të nënshkruajë me Unitedin

Manchester Unitedi është shumë afër transferimit të Ruben Nevesit, ka raportuar të premten mediumi britanik “The Sun”.

Kontrata e Nevesit me Wolverhamptonin skadon në vitin 2024, por rinovimi i kontratës së tij nuk ka ndodhur ende.

Zëvendësues potencial i Nevesit te Wolvesi mund të jetë mesfushori i Sportingut të Lisbonës, Joao Palhinha.

Palhinha dëshiron t’i përfundojë ndeshjet e qershorit me Portugalinë në Ligën e Kombeve, për të vendosur për të ardhmen e tij.