Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani vazhdon paraqitjet e shkëlqyera me Rapidin

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka vazhduar paraqitjet e shkëlqyera me fanellën e Rapidit të Bukureshtit.

Pas dy golave e një asistimi në derbi ndaj FCSB-së në ndeshjen e kaluar, Rrahmani shënoi edhe të premten mbrëma ndaj Farul Constantas.

Ai në minutën e 85-të realizoi nga penalltia në disfatën 2:1 në shtëpi nga Farul Constanta.

Ishte ndeshja e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në elitën e futbollit të Rumanisë.

Për Rrahmanin ishte goli i 14-të në Superligën rumune, në 16 ndeshje të luajtura.

Edhe Rrahmani vazhdon me gola në Rumani Sport Rrahmani vazhdon me gola në Rumani

Rrahmani të premten ishte i përfshirë edhe në listën e përzgjedhësit Franco Foda, për ndeshjet miqësore të Kosovës në këtë muaj kundër Armenisë dhe Hungarisë, më 22 e 26 mars.

Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Rapidi, që nga minuta e 67-të, luajti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të mesfushorit Razvan Oaida.

Ermal Krasniqi luajti deri në minutën e 63-të, kurse Florent Hasani u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Stinorin e rregullt, Rapidi i Bukureshtit e mbylli në vendin e dytë me 55 pikë, ndërsa në vendin e parë ishte FCSB-ja me 64 pikë.


Rrahmani i pandalshëm, shënon sërish

Edhe Rrahmani me një tjetër paraqitje mbresëlënëse Futboll Rrahmani me një tjetër paraqitje mbresëlënëse

Albion Rrahmani e ka shënuar golin e 14-të në Superligën e Rumanisë.

Rrahmani shënoi në minutën e 85-të nga penalltia në ndeshjen që Rapidi i Bukureshtit është duke e zhvilluar në shtëpi ndaj Farul Constantas e po mposhtet 2:1. 

Është ndeshja e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni.

Sulmuesi 23-vjeçar është ftuar nga Kosova për miqësoret e marsit. 

Edhe “Lojtar si Rrahmani vjen një herë në 20-30 vjet në kampionatin rumun” Futboll “Lojtar si Rrahmani vjen një herë në 20-30 vjet në kampionatin rumun”

VIDEO: