Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lëndohet Rrahmani, dyshohet se lëndimi mund të jetë serioz

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka shënuar gol të shtunën për Rapid Bukureshtin, por më pas u lëndua pas një ndërhyrje të mbrojtësit të Clujit, Matija Boben.

Rrahmani u largua nga fusha në minutën e 70-të, ndërsa shenja e lëndimit është e qartë. Sipas “prosport” lëndimi është serioz, ndërsa përgjegjësit te Rapidi janë të brengosur për faktin se lëndimi është në këmbën që Rrahmani e kishte të lënduar edhe vitin e kaluar. Ai kishte mbetur jashtë për shumë muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të tjera kontrollime priten sot e më pas do të ketë një raport më të detajuar.

Florent Hasani e shënoi golin e barazimit 2:2 për Rapidin, në minutën e 97-të.

Te Cluji startoi Meriton Korenica, që në minutën e 95-të u zëvendësua nga Armend  Thaqi.


Video: