Lëndimi që Albion Rrahmani e pësoi të shtunën në ndeshjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit, megjithatë nuk është shumë serioz.
Këtë e ka bërë të ditur të hënën klubi i sulmuesit kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani shënoi gol për Rapidin e më pas la fushën për shkak të një lëndimi. Kishte dyshime se lëndimi është serioz. Por Rapidi ka njoftuar të hënën se e pret Rrahmanin shpejt në stërvitje.
“Analizat specialistike të kryera sot kanë rezultuar se nuk ka dëmtime në asht apo në nivelin e frakturës së mëparshme. Ka një plagë në lëkurë dhe kontuzion të fortë në vendin e goditjes. Prandaj shpresojmë që Albioni të kthehet në stërvitje sa më shpejtë”, ka njoftuar Rapid Bukureshti.
Rrahmani është sulmuesi kryesor i Rapidit.