Futboll

Rrahmani mund të kthehet te Rapid Bukureshti

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, mund të kthehet te Rapid Bukureshti gjatë verës, kanë raportuar të mërkurën mediumet në Çeki. Raportohet se Rapidi ka nisur bisedimet me Sparta Pragën për transferimin e Rrahmanit.

Rapidi synon ta transferoj Rrahmanin me çmim më të lirë se që e kishte shitur në verën e vitit të kaluar. Rapidi e kishte shitur Rrahmanin për 5 milionë euro, ndërsa synon ta kthejë për 2.5 milionë euro. Te Sparta nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Rrahmanit.

“Sparta Praga do t’i largojë disa lojtarë këtë verë. Duket se zhgënjimi i madh i sezonit, Albion Rrahmani, do të kthehet te Rapid Bukureshit për gjysmën e shumës që Sparta pagoi për të”, shkruan “seznam.cz”.

Sulmuesi 24-vjeçar me fanellën e Sparta Pragës ka shënuar 11 gola, ndërsa ka edhe tre asistime.