Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka realizuar tjetër gol për Rapidin e Bukureshtit në Rumani.
23-vjeçari që nisi sezonin në superformë, e që më pas pësoi lëndim duke munguar disa muaj, realizoi në minutën e pestë të ndeshjes për ta kaluar Rapidin në epërsi kundër Otelulit. Ndeshja është e vlefshme për xhiron e 24-t të Ligës 1 në Rumani.
Ky ishte goli i tij i tetë në këtë sezon. Ka edhe dy asistime.
Te Rapidi nga minuta e parë u paraqit edhe Ermal Krasniqi.
Albion Rrahmani goal vs Oțelul Galați
— Dardanianfan (@Dardanianfan1) February 3, 2024
???? pic.twitter.com/Dy08zxdgzp
Në fund, Rapidi fitoi 2:1.