Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani stërvitet me Napolin, gati për Veronën

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani po i vazhdon stërvitjet me Napolin dhe pritet të jetë gati për të luajtur këtë vikend.

Rrahmani ka disa ditë që i është bashkuar grupit në stërvitje pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Rrahmani pritet të jetë titullar në ndeshjen kundër Veronës, që zhvillohet të martën në kuadër të Serie A.

Shkaku i lëndimit, Rrahmani i ka munguar Napolit në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. 29-vjeçari këtë sezon ka 4 paraqitje për Napolin.