Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani shpreson që Kosova të kthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, tha se dy kartonët e kuq ndryshuan rrjedhën e lojës ndaj Greqisë.

Qendërmbrojtësi tha se në këtë ndeshje munguan pasimet për të dal në kundërsulme dhe për të ndëshkuar Greqinë.

“Ndodhi ai goli, gjuajtja e parë në portë dhe nuk është që e ndërroi rrjedhën e lojës. Por kemi mundur me kundërsulme të shkojmë më lehtë. Kanë munguar pasimet për të dal përpara. Kartoni i kuq ndryshoi më shumë rrjedhën e lojës. Jam shumë krenar me të gjithë lojtarët pasi kemi dhënë maksimumin. Edhe pa dy lojtarë kishim rast dhe nuk arritëm të shënonim golin. Kisha rastin të barazoi rezultatin por nuk ndodhi. Do të shkojmë në dy ndeshjet e ardhshme për t’i fituar”, ka theksuar Rrahmani.