Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani: Jemi të zhgënjyer

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, është shprehur i zhgënjyer me humbjen ndaj Greqisë.

Mbrojtësi Rrahmani thotë se atmosfera nuk ka ndikuar në fushë, por se ka protestuar te gjyqtari kryesor pasi nuk i ka pëlqyer situata e krijuar nga tifozët vendas.

“Në fushë jemi profesionistë dhe nuk shikojmë jashtë çfarë ndodhë. Ka pasur hedhje të flakadanëve dhe protestova. Nuk ka ndikuar në fushë dhe mendoj që mund të bëjmë më mirë. I tregova gjyqtarit që ato mjete të hedhura janë të rrezikshme. Protestova mjaftueshëm të gjyqtari kryesor dhe te gjyqtari i katërt dhe trajneri i tyre më shau. Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, ka theksuar Rrahmani.

Ai ka folur edhe për një situatë kur Kosova kërkoi penallti.

“Isha shumë i sigurt që ishte penallti dhe normalisht ishte penallti por ja që as nuk e shikuan. Jemi të gjithë të zhgënjyer pasi po ta fitonim këtë ndeshje do të ishim me pikë të barabarta dhe normalisht që zhgënjimi mbetet”, deklaroi Rrahmani.

 

Artikuj të ngjashëm