Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani i zhgënjyer me humbjen

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen nga Gjeorgjia. Rrahmani ka thënë se Kosova ishte futur për ta fituar ndeshjen dhe për këtë arsye dëshpërimi është tejet i madh në të gjithë ekipin. Kosova u mposht 2:1 nga Gjeorgjia në ndeshjen e Grupit B të luajtur në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Me këtë humbje, Kosova ka rënë në pozitën e fundit në grup me katër pikë, sa i ka edhe Gjeorgjia që është e katërta.

“Për shkak se kemi luftuar për fitore dhe të japim maksimumin, në fund doli që ndoshta nuk e kemi dhënë maksimumin, po ashtu nuk shfrytëzuam të gjitha rastet dhe në fund e humbëm ndeshjen. Është kjo një nervozë dhe është normale që dhemb shumë. Nuk e di se çfarë ndodhi të goli i parë. Të them të drejtën kjo është humbja e dytë më zhgënjyese e Kosovës pas asaj me Maqedoninë e Veriut, sepse ishim futur ta fitonim ndeshjen. Duhet të mundohemi të marrim rezultat pozitiv për ndeshjen e fundit në Greqi pas nuk besoj se ka më arsye për arsyetime”, ka thënë Rrahmani.

Artikuj të ngjashëm