Napoli ka vetëm 12 lojtarë të ekipit të parë të gatshëm për lojë në udhëtimin te Granada, e në mesin e tyre është edhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso do të luajë të enjten në orën 21:00 me Granadan.
Lista e të lënduarve te Napoli është e gjatë, ndërsa Gattuso drejt Spanjës ka marrë me vete gjashtë lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë pasur as numra në fanellat e tyre.
Elseid Hysaj, David Ospina, Dries Mertens, Hirving Lozano, Kalidou Koulibaly, Faouzi Ghoulam, Kostas Manolas, Andrea Petagna dhe Diego Demme, nuk do të jenë të gatshëm për lojë.
Rrahmani me bashkëlojtarë të dielën në Serie A do të ketë ndeshje tjetër të vështirë, pasi ballafaqohet me Atalantan.