Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po e zhvillon stërvitjen në fushën e Kampit Nacional Edukativ të FFK-së në Hajvali.
Në këtë seancë mungon qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani. Po ashtu nuk është edhe portieri Arijanet Muriq, i cili është suspenduar nga FFK-ja për shkaqe disiplinore. Muriq ishte paraqitur i dehur në seancën e fitnesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të vërtetë futbollistët ishte paraparë të stërvisnin të hënën, por u shty seanca për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe vonesave të futbollistëve.
Kosova luan nesë miqësore kundër Lituanisë. Më 28 mars luan në “Fadil Vokrri” kundër Suedisë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022, dhe më 31 mars si mysafire e Spanjës.