Mbrojtësi i qendrës, Amir Rrahmani do t’i mungojë Kosovës në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Irlandës së Veriut.
Rrahmani është lojtari më në formë i Kosovës dhe do të jetë mungesë e madhe për ekipin e Alain Giresse.
“Brengosëse për përzgjedhësin Giresse është konfirmimi i mungesës së kapitenit Amir Rrahmani. Në fakt përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të paraqitet në këtë ndeshje, pas testimeve në stërvitjen e sotme u konstatua se paraqitja e tij në duelin me Irlandën e Veriut do të paraqiste rrezik për ndonjë lëndim më të madh për futbollistin. Rrahmani do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe do të bëhet përpjekje që të riaftësohet për lojë për ndeshjen e dytë kundër Qipros. Rrahmani që nga dita e parë e grumbullimit me Kosovën ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, pasi në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Napoli e zhvilloi me Milanin pësoi lëndim”, ka njoftuar FFK-ja të premten mbrëma.
-
Kapiteni i Kosovës në formacionin e javës në Itali
-
Amir Rrahmani kthehet në stërvitje
-
Pas plejofit për Evropian, Kosova pa Amir Rrahmanin edhe në plejofin për Botëror
-
“GdS”: Sezoni i Amir Rrahmanit ka mbaruar para kohe, mungon ndaj Sllovakisë
-
Kosova rrezikon të paraqitet pa kapitenin Rrahmani ndaj Sllovakisë