Lëndimet dhe suspendimet e kanë vënë në vështirësi trajnerin Luciano Spalletti, pasi nuk do të ketë shumë opsione për duelin e radhës, të cilin Napoli e luan kundër Atalantas.
Napoli është në garë për titull, ndërsa ka vetëm tri pikë më pak se lideri Milani. Por në fundjavë do të ketë punë të vështirë, pasi viziton Atalantan në Bergamo.
Amir Rrahmani nuk do të jetë pjesë e skuadrës napolitane bashkë me Victor Osimhen, të cilët janë të suspenduar.
Ndërkohë, Giovanni Di Lorenzo, Alex Meret dhe Andrea Petagna, janë të lënduar.