Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani u aktivizua gjatë tërë ndeshjes në barazimin e Napolit në udhëtim kundër skuadrës së Sassuolos. Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në “Mapei Stadium” përfundoi me rezultatin 3:3 dhe i takoi xhiros së 25 në Serie A.
Për Rrahmanin, kjo ishte paraqitja e tetë kampionale këtë edicion kurse e katërta rresht që ka qenë i pazëvendësueshëm. Krahas Rrahmanit, në këtë takim prej minutës së parë te Napoli luajti edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili u zëvendësua në minutën e 73-të. Me këtë barazim, Napoli zë vendin e pestë në tabelë me 44 pikë të grumbulluara derisa Sassuolo ka 36 pikë dhe renditet i teti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo