Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahmani i gëzohet titujve të ish-skuadrave të tij

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i është gëzuar edhe titujve të skuadrave ku ai luajti më parë.

Në Kroaci, Dinamo e Zagrebit, e fitoi titullin e 24-t në histori të klubit, kurse Partizani i Tiranës, u shpall kampion për herën e 17-të në elitën e futbollit të Shqipërisë.

Rrahmani te Partizani ka luajtur prej vitit 2013 deri në vitin 2015, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2019, ishte pjesë e gjigantit kroat të futbollit, Dinamo Zagreb.

Rrahmani në Serie A në këtë edicion e fitoi titullin e kampionit në Itali me skuadrën e Napolit.