Futboll

Kapiteni i Kosovës do ta vazhdojë kontratën me Napolin

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re me kampionin e Italisë, Napolin.

“Spazionapoli.it” ka raportuar se mbrojtësi i Kosovës do ta vazhdojë deri në vitin 2029 kontratën me Napolin.

Rrahmani 31-vjeçar me Napolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Por ai do të mbetet edhe më gjatë pjesë e Napolit.

Raportohet se Rrahmani merr 3 milionë euro pagë vjetore te Napoli.

Ai refuzoi dy oferta nga klubet e Premier Leagues angleze. Po ashtu refuzoi një ofertë me vlerë të madhe financiare nga Arabia Saudite. 

Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020. Me skuadrën italiane ka fituar dy tituj.

Rrahmani është pjesë e Kosovës për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kosova kundër Zvicrës luan të premten, kurse më 8 shtator e pret Suedinë në Prishtinë.