Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Juventusit.
Napoli të martën e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili e ka përfshirë edhe Rrahmanin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja ndërmjet Juventusit si kampion në fuqi dhe Napolit si fitues i Kupës së Italisë, do të zhvillohet të mërkurën mbrëma (20:00) në “Mapei Stadium”.
Krahas Rrahmanit, për këtë duel është ftuar edhe mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj, që është reprezentues i Shqipërisë.