Pas një mungese të gjatë, mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, mund të jetë i gatshëm për derbin ndaj Interit, shkruan të hënën sajti “CalcioNapoli”.
Derbi Napoli – Inter luhet më 25 tetor nga ora 18:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani u lëndua gjatë ndeshjes që Kosova e humbi 4:0 nga Zvicra në Basel më 5 shtator.
Qendërmbrojtësi me përvojë i mungoi Napolit në gjashtë ndeshje, pasi u lëndua me Kosovën. Në njërën prej tyre ishte në stol.
31-vjeçari Rrahmani është kapiten i Kosovës dhe lider i mbrojtjes te napolitanët.
Rrahmani është afër vazhdimit të kontratës me Napolin.
Kontrata aktuale i skadon në vitin 2027, kurse pritet të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2028.